Site icon Telegrafi

Rregullat për imazh të përsosur nga ikonat e stilit

Sipas Giorgio Armanit, gjeniu i botës së modës, eleganca nuk do të thotë të vëreheni, por të mbaheni mend.

Dhe, nëse dëshironi që njerëzit t’ju mbajnë mend përgjithmonë, duhet t’i dini rregullat bazike për krijimin e një imazhi të përsosur, transmeton Telegrafi.

Prandaj, më poshtë ju sjellim disa rregulla të vlefshëm nga ikonat e stilit të cilat ju ndihmojnë ta kompletoni stilin dhe të bëheni e paharrueshme.

Rregullat nga Grace Kelly

– Vishni fustane të plota
– Mbani aksesore elegante, siç janë dorëzat e gjata, kapelat, perlat, vathët rrumbullakë, etj.
– Aplikoni pak makijazh

Rregullat nga Elizabeth Taylor

– Zgjedhni fustane të thjeshta
– Vishni rroba me ngjyra më intense

Rregullat nga Audrey Hepburn

– Jepni preferencë ngjyrave të zeza, bardha dhe kuqe
– Mos i harroni aksesorët: çantë elegante dore, dorëza të gjata, byzylykë me diamant dhe kapela

Rregullat nga Marilyn Monroe

– Buzët dhe buzëqeshja e ndritshme janë rregulli një i të gjitha kohërave
– Zgjedhni fustane femërorë
– Në jetën e përditshme, vishni rroba me prerje të thjeshtë

Rregullat nga Sophia Loren

– Për t’u dukur elegante, gjithmonë zgjedhni rroba të mira dhe blini rroba me kualitet të lartë
– Mos e lini mendimin e tjerëve t’ju parandalojë ta gjeni stilin personal

Rregullat nga Brigitte Bardot

– Zgjedheni një fustan që mund ta vishni për çdo mbrëmje që dilni
– Mbathni këpucë të rrafshëta
– Mbani kapele

Rregullat nga Monica Bellucci

– Theksojeni vetëm një pjesë të trupit
– Arma kryesore e çdo gruaje është buzëkuqi dhe flokët e lëshuara
– Gjatësia e duhur e një fustani është vetëm pak poshtë gjurit – kjo i thekson ijët e bukura dhe i jep formë këmbëve

Rregullat nga Angelina Jolie

– Vishni rroba të zeza
– Përdorni shkëlqyes buzësh në vend të buzëkuqve
– Vishni rroba elegante çdo ditë
– Mos e teproni me aksesorë. /Telegrafi/

Exit mobile version