Zëvendëspresidenti i Interit, Javier Zanetti, ka paralajmëruar se rregullat financiare mund t’i shkaktojnë probleme klubit të tij në afatin e transferimeve.
Nerazzurrët tashmë kanë mbetur prapa me rregullat e UEFA-s dhe nëse dështojnë të kualifikohet në Ligën e Kampionëve, atëherë do të detyrohen t’i bëjnë disa shitje të mëdha.
“Duhet t’i korrigjojmë gjërat që nuk kanë shkuar mirë dhe t’i transferojmë disa lojtarë cilësorë dhe me përvojë, duke mos harruar se duhet t’i respektojmë rregullat financiare”.
“Icardi? Ai është sulmuesi jonë, kapiteni jonë dhe shpresojmë të qëndrojë me ne”, ka deklaruar Zanetti.
Të shtunën, argjentinasi zhvilloi ndeshjen e 100-të me zikaltrit dhe shënoi golin e 50-të me Interin. /Telegrafi/