Site icon Telegrafi

Rregullat e reja në Ligën Premier: VAR, zëvendësimet, kartonët e shumëçka tjetër

Tashmë janë paralajmëruar disa rregulla të reja nga sezoni i ri në Ligën Premier, duke përfshirë këtu edhe VAR-in, që do të futet për herë të parë në Angli.

Në ligën angleze do të futet për herë të parë video asistenti i gjyqtarëve, por nuk do të jetë i vetmi ndryshim, pasi do të ketë edhe disa rregulla të reja, si loja me dorë, muri i gjallë, zëvendësimet, e deri te penalltitë.

Loja me dorë

Rregulli i vjetër: Dy gjërat që merren parasysh janë lëvizja e krahut të një lojtari drejt topit dhe distanca ndërmjet tyre dhe kujtdo që luajti së fundi topin.

Rregulli i ri: Nëse një lojtar prek me qëllim topin, ai ndëshkohet, por një faull gjithashtu do të jepet në qoftë se ata krijojnë një shans ose shënojnë një gol nga një dorë aksidentale. Çdo incident ku duart e një lojtari janë ngritur mbi lartësinë e shpatullave gjithashtu ka gjasa të jepen.

Foto: Sky Sports

VAR

Rregulli i vjetër: Gjyqtarët në Ligën Premier kanë pasur ndër vite disa vendime të dyshimta, andaj ato kanë qenë më shumë në dëm të skuadrave, duke i lënë vendimet e tyre si të prera.

Rregulli i ri: Golat, penalltitë, kartonët e kuq, të gjithë do të shikohen në VAR dhe do të merret vendimi më i qartë.

Foto: Sky Sports

Zëvendësimet

Rregulli i vjetër: Lojtarët kanë qenë të detyruar që zëvendësimet t’i kompletojnë nga mesi i fushës, por edhe duke e vonuar kështu lojën, nëse skuadra e tyre ka qenë duke fituar.

Rregulli i ri: Lojtarët me rregullin e ri do të jenë të detyruar që të largohen nga fusha nga vija më afërt anësore, pa ardhur deri tek mesi i fushës, në mënyrë që të mos humben minutat e ndeshjes.

Foto: Sky Sports

Rikthimi i topit në lojë nga ana e portierit

Rregulli i vjetër: Në momentin kur topi rikthehet në lojë nga portieri,  të gjithë lojtarët nga të dyja anët (përveç portierit) që bën gjuajtjen, duhet të jenë jashtë zonës së penalltisë dhe topi nuk konsiderohet në lojë deri sa të jetë larguar nga zona.

Rregulli i ri: Topi është në lojë që nga momenti që goditet dhe lëviz. Lojtarët kundërshtarë ende janë në zonë, sepse nuk kanë pasur kohë për t’u larguar, janë të lejuar dhe mund të ndërpresin goditjen e rivënies së topit në lojë.

Foto: Sky Sports

Kartoni i verdhë dhe ai i kuq

Rregulli i vjetër: Loja nuk mund të fillojë derisa gjyqtari nuk e ka përfunduar procesin e dhënies së kartonit të kuq apo të verdhë.

Rregulli i ri: Nëse skuadra kundërshtare ka një rast të mirë për të shënuar gol, edhe pse gjyqtari nuk e ka dhënë ende kartonin e verdhë apo të kuq, loja mund të vazhdohet deri në përfundim të aksionit, ndërsa më pas mund të jepet kartoni.

Foto: Sky Sports

Topi i diskutueshëm

Rregulli i vjetër: Për topin e diskutueshëm, skuadrat kanë luftuar për ta rikthyer atë në pronësi, e që dukej një veprim i shëmtuar.

Rregulli i ri: Me rregullin e ri, lojtari që ka luajtur për të fundit herë, do ta marrë topin nën pronësi, në mënyrë që mos të krijohen përballje të vrazhdët kur është topi i diskutueshëm.

Rregullat e tjera të reja

Skuadra që e fiton hedhjen e monedhës, do t’i ketë dy opsione, të gjuajë topin apo t’i ndërrojë anët.

Të gjithë lojtarët kundërshtarë duhet të jenë larg dy metra nga rivënia e topit në lojë nga vija anësore.

Foto: Sky Sports

Në murin e gjallë do të jenë vetëm lojtarët e njërës skuadër, ndërsa distanca do të jetë e njëjtë si me rregullin e vjetër.

Festimet ilegale dhe provokuese do të jenë të pandryshuara, lojtari do të ndëshkohet me kartonë të verdhë.

Zyrtarët e klubit do të ndëshkohen me kartonë të verdhë apo të kuq nëse tregohen të papërgjegjshëm.

Nëse topi godet gjyqtarin dhe topin kalon në anën tjetër të skuadrës,  një aksion apo gol, do të rikthehet topi te skuadra që e posedonte së fundmi. /Telegrafi/

Exit mobile version