Site icon Telegrafi

Rrëfimi i ukrainases që hodhi në erë tankun rus: U fsheha në istikame dhe fillova të qajë – doja të shkatërroja më shumë

Valeriya e cila shërben në ushtrinë ukrainase, rrëfen momentin kur për herë të parë me predhën anti-tank nga Brigada e 79-të, shkatërroi tankun rus.

Ajo tha se në momentin që kishte shkatërruar tankun rus, ajo menjëherë kishte vrapuar dhe ishte futur në istikame ku për disa minuta nuk arriti të ndalet duke qarë, transmeton Telegrafi.

Nuk ishin lot frike apo pendimi, përkundrazi thotë se ai moment i dha adrenalinë.

Në një intervistë të realizuar nga analisti estonez War Translated, Valeriya foli për momentin emocionues.

Lexo po ashtu Rrëzohet një aeroplan transportues i ushtrisë ruse, brenda tij gjendeshin 15 persona – publikohen pamjet që pretendohet se shfaqin momentin e përplasjes

“Doja më shumë dhe çdo herë e më shumë”, tha kjo ushtare e re që shërben në njësinë e parashutistëve.

Brigada e 79-të e Valeriya ka mbajtur për muaj të tërë pozicionet mbrojtëse në juglindje të Ukrainës dhe në perëndim të Marinkas dhe Novomykhailivka, duke i shkaktuar humbje të mëdha forcave ruse.

Valeriya kujton momentin kur kishte realizuar sulmin e parë vdekjeprurës, duke arritur që t’i afrohet pozicioneve të ushtrisë ruse nga ku vlerësoi nëse ishte momentin që të godet.

Duke mbajtur lansuesin me predhën antitank Stugna P, Valeriya kishte arritur të godas direkt një tank të ushtrisë rusë.

Lexo po ashtu Vullnetarët rusë që luftojnë përkrah ukrainasve depërtojnë në rajonet kufitare të Rusisë, publikojnë pamje nga betejat

Nga ai moment kishte vrapuar me tërë forcën drejt istikameve, nga ku nuk mund të ndalte lotët.

“Më pëlqen kur tanket dhe autoblindat e armikut digjen. Për të qenë sa më efekti, personi që hedhë predhën anti-tank duhet të jetë shumë gjakftohtë”, tha Valeriya.

Por ajo thotë se nuk ishte vetëm gjakftohtësia që e motivoi për punën e mëtutjeshme.

Valeriya thotë se është pikërisht vendlindja dhe familja, motivi kryesorë që ajo të vazhdojë të mbrojë vendin. /Telegrafi/

 

Exit mobile version