Site icon Telegrafi

Rrëfimi i ukrainases që arriti të largohet nga Mariupoli: Rrugët janë të mbushura me trupa të pajetë të civilëve

Luftimet nëpër rrugët e qyteteve ukrainase po vazhdojnë, e në veçanti në qytetin port Mariupol, ku forcat ruse po tentojnë ta marrin kontrollin e plotë mbi të.

Situata atje është tejet e rëndë, ku mbi 300 mijë civilë nuk po mund të evakuohen, duke u frikësuar se mund të jenë caku i radhës nga forcat ruse që po bombardojnë pandërprerë, transmeton Telegrafi.

E në mesin e të civilëve të paktë që arritën të largohen nga qyteti, e kanë përshkruan gjenden aktuale – ku thonë se mungon energjia elektrike, uji i pijshëm si dhe ushqimi.

Lexo po ashtu Pavarësisht se nuk janë të trajnuar, ushtria ruse detyron banorët e Donbasit të shkojnë në vijën e frontit 

Në anën tjetër ditë më parë u raportua se një prej atyre që janë larguar, është edhe motra e deputetit ukrainas Yaroslav Zhelezniak.

“Pas dy javëve mbetëm pa ushqim, dyqanet u mbyllën, kështu vendosa të provojë të gjej diçka qoftë edhe të vjedh apo të vdesë nga mungesa e ushqimit”, tha Zhelezniak për BBC.

“Njerëzit janë vazhdimisht të frikësuar se ndonjë bombë, armë do të shkrep dhe t’i vrasë. Ka shumë trupa të pajetë nëpër rrugë, shumë ndërtesa janë kapluar nga zjarri, e shumë tjera janë shkatërruar, bien bomba vazhdimisht”, tha ajo për fund. /Telegrafi/

 

Exit mobile version