Site icon Telegrafi

Rrëfimi i taksistit ukrainas që u rrëmbye, rrah dhe burgos nga forcat ruse

Derisa Rusia pretendon se ka për objektiv vetëm infrastrukturën ushtarake dhe ushtarët ukrainas, dëshmitë e civilëve ukrainas e dëshmojnë krejt të kundërtën.

I fundit është Mykhailo Orlovskyi, i cili ishte rrëmbyer nga rusët derisa po punonte si taksist në vendlindjen e tij – Ukrainë, transmeton Telegrafi.

Atë e kishin zënë rusët në mars, ku për dy ditë e kishin mbajtur në një gropë të thellë në male, dhe më pas ishte transferuar me helikopter për në një burg në Rusi.

Lexo po ashtu Ukrainasit sërish godasin rusët me sistemin e avancuar raketor amerikan - HIMARS shkrumbon depot me municion  

Atje ishte rrahur e torturuar në format më të rënda të mundshme – madje atij i janë marrë të gjitha gjësendet – duke filluar nga dokumentet e identifikimit e deri te telefoni mobil e unaza e martesës.

Megjithatë ai kishte fatin që të rikthehet në familje pasi ishte pjesë e shkëmbimit të burgosurve rusë me ata ukrainas. Ajo çfarë e gëzon më shumë është fakti që lirimi i tij ndodhi në ditën kur e ëma e tij kishte ditëlindjen.

Thotë se ndihet më fat që akoma është gjallë, madje shpesh viziton vendin ku ishte zënë nga forcat ruse. Por, fatin e tij nuk e patën shumë ukrainas që për fatin e tyre akoma nuk dihet asgjë.

Orlovskyi pretendon se qindra civilë janë marrë nga rusët dhe janë dërguar nëpër burgje të Rusisë. E kamera e vendosur brenda Mercedesit të tij ka kapur momentin kur rusët e ndalin.

Pas lirimit kishte shkuar në vendin ku ishte marrë dhe kishte gjetur ato pak copëza të metalit nga vetura e tij e djegur. /Telegrafi/

 

Exit mobile version