Shkenda Dubova ishte protagoniste këtë të diel në “Ky emër nuk ka nevojë për prezantim”.
Rrëfimi i këngëtares fillimisht u ndalua tek familja e saj, raportin e veçantë që ka me motrën e vëllain.
Dubova tregoi se puna e saj e parë ishte në studion e fotografisë së babait e teksa e lumtur u ndje kur nëna e saj u shpreh se është krenare me të pasi mori licensat ndërkombëtare për biznesin e saj.
E momenti i licensimit internacional përpos si momenti më i lumtur në jetë për të, ishte edhe i hidhur sepse nuk kishte me kë të ndante lajmin.
Por për gjithë këto suksese u deshën shumë sakrifica. Në intervistë me Artan Telaku, Shkenda tregoi se si e kishte shitur makinën e saj për të hapur biznesin e kreditë që i’u refuzoheshin.
Në planin personal, Dubova u shpreh se është beqare.