Telegrafi

Rrëfimi i pilotit ukrainas të MiG-29 që rrëzoi dy dronë Shahed gjatë një misioni

Rrëzimi i dronëve të vegjël që fluturojnë me shpejtësi të vogël që i përdorë ushtria ruse, nuk është e lehtë për aeroplanët luftarakë, por pilotët ukrainas janë të trajnuar mirë dhe kanë marrë pjesë në trajnim të shumta për të luftuar dronët Shahed.

Pilotët ukrainas të MiG-29 kanë ndarë një histori të një bashkëluftëtari të tyre nga Brigada e 204-të e Sevastopolit, që rrëzoi dy dronë Shahed gjatë një misioni, transmeton Telegrafi.

“Ende pa u ngritur në ajër kisha parandjenjën se do të më duhet të luftojë kundër dronëve dhe ashtu ndodhi”, tha piloti ukrainas Pavlo.

Lexo po ashtu Komandanti i ushtrisë ukrainase publikon pamjet ku shihet shkatërrimi i makinerisë luftarake ruse

Pasi kishte arritur të shkatërrojë një dronë, ai mori detyrë tjetër – që shkatërrojë një tjetër në një lokacion tjetër.

“Ishte një natë e gjatë, pa gjumë – por shumë produktive dhe mëngjesit na gjeti duke fluturuar dhe ndjekur dronët e armikut”, shtoi Pavlo. /Telegrafi/