“Njerëzit filluan të ikin, dyert ishin të mbyllura, kurse ai i ndiqte nga pas. E dija se kurrfarë gjasa nuk kisha. Pjesërisht jam fshehur nën një karrige. Jam shtirur kinse nuk po marrë frymë. Ai ndërroi karikatorët shtatë herë”, kështu fillon rrëfimin e tij Farid Ahmed, njëri nga të mbijetuarit të sulmit terrorist në qytetin Christchurch në Zelandën e Re, ku mbetën të vrarë 49 persona dhe mbi 40 tjerë të plagosur.
Shtetasi australian Brad Tarrant, 28-vjeç, hapi zjarr ndaj besimtarëve brenda një xhamie e gjithë ngjarjen rrëqethëse e kishte transmetuar live në Facebook, transmeton Telegrafi.
E një besimtar tjetër mysliman që i mbijetoi të shtënave ka treguar se si imami kishte filluar ritet fetare kur u dëgjuan të shtënat e para.
“Njerëzit filluan të ikin dhe në të gjitha anët kishte gjak, e kuptova menjëherë për çfarë po bëhet fjalë”, ka deklaruar ai.
“Aty e kuptova se ai do të mbetet pa plumba. I jam lutur Zotit. Desha të dalë jashtë dhe kalova pranë një burri që qëndronte i ulur me fytyrë i kthyer kah muri, i cili më këshilloi se është më mirë të mos dalë. Menjëherë u ktheva, e disa sekonda më pas, erdhi sulmuesi dhe e qëlloi atë burrë. E qëlloi në gjoks”, ka shtuar një burrë që ka dashur të mbetet anonim.
E në anën tjetër, komandanti i policisë Mike Bush, ka deklaruar para gazetarëve se si tre meshkuj dhe një femër janë dërguar në paraburgim, duke paralajmëruar se numri i të dyshuarve mund të rritet. /Telegrafi/