Site icon Telegrafi

Rrëfeu se djali i vuan nga autizmi dhe se ka parë që një kohë, Meriton Mjekiqi i bën dedikimin emocionues për ditëlindje

Ish-banori i Big Brother VIP Albania 3, Meriton Mjekiqi, ka uruar përmes rrjeteve sociale djalin e tij për ditëlindje.

Ai ka ndarë disa postime krah tij në Instagram, ku zgjedh fjalët më të bukura për të.

“Shpirt i babit, Loar! Gëzuar ditëlindjen, dritë e diellit dhe e syve të mij”, ka shkruar ai.

Foto: Screenshot/Instagram

Prezantuesi i njohur tutje theksoi: “Mos harro kurrë që babi të do”.

Lexo po ashtu Deklaroi se djalin e ka me autizëm: Reagon ish-partnerja e Meritonit

Moderatori në edicionin e tretë të Big Brother tha se kanë kaluar shumë vite që nuk e ka parë djalin për shkak të raporteve që ka me ish-partneren.

Foto: Screenshot/Instagram

Ai mes tjerash ndau edhe një rrëfim, duke treguar se Loari është me autizëm.

Mjekiqi shpresoi shumë që pas Big Brother të takohej me të, pasi ai jetonte jashtë me të ëmën. /Telegrafi/

Exit mobile version