Site icon Telegrafi

Rrëfehet Mickey Rourke: Desha ta vrisja veten me pistoletë

Aktorin Mickey Rourke jemi mësuar ta shohim shpesh nëpër filma, ku luan rolin e një burri të fortë, por këtë herë aktori ka treguar një moment të vështirë nga jeta e tij.

62-vjeçari ka rrëfyer se ka qenë në prag të vetëvrasjes dhe kur ka parë se si po e shikonte një nga qentë e tij, është penduar dhe nuk e ka shkrepur pistoletën që mbante në dorë.

Ai e ka treguar këtë histori emocionale gjatë premierës së “Eating Happines”, një dokumentar rreth konsumimit të mishit të qenve në Azi.

“Isha gati në depresion dhe po vendosja se në cilën pjesë të kokës ta vendosja armën. Por ishte qeni im, Beau Jack që më shikoi më sytë e tij sikur më thoshte: ‘Kush do të kujdeset për mua?’ Kjo më bëri që të hiqja dorë”, ka deklaruar Rourke. /KP/Telegrafi/

Exit mobile version