Cate Blanchett ka treguar se deri më tani gjatë jetës, ka pasur disa lidhje lesbike me femra të ndryshme.
Në një intervistë për Variety, aktorja ka folur për rolin e saj në filmin “Carol” që flet për një femër të re, e cila dashurohet në një grua të martuar.
Fituesja e dyfishtë e Oscarit ka pranuar se ka qenë disa herë në lidhje lesbike.
E pyetur nga gazetari nëse ka pasur lidhje me femra, ajo ka thënë: “Në jetën reale apo në film?”, kur gazetari ia ka sqaruar, Blanchett është përgjigjur: “Po, shumë herë”.
Ndryshe, aktorja australiane ka katër fëmijë me burrin e saj, Andrew Upton. /Telegrafi/