Mot jo stabil do të mbretërojë gjatë javës së ardhshme në Kosovë.
Siç njofton Prishtina Weather, vendi do të dominohet nga vranësirat dhe rrebeshe shiu që mund të shoqërohen edhe me stuhi erërash.
“Moti jostabil që përfshiu vendin në fundjavë, pritet të vazhdoj edhe përgjatë javës vijuese. Vendi do të dominohet më shumë nga vranësirat, derisa kohëpaskohshme kryesisht orëve të pasdites priten zhvillime të rrebesheve me bubullima. Lokalisht rrebeshet mund të jenë të stuhishme të përcjella edhe me erë. Në aspektin termik, do të mbajë mot më i freskët. Nga dita e premte, sipas parashikimeve të fundit, do të ketë më shumë diell, e mundësi për reshje shiu mbeten vetëm përreth viseve malore”, thuhet në njoftim.
Minimalet do të luhaten ndërmjet 15 gradë Celcius e 18 gradë Celcius, derisa maksimalet fillimisht luhaten ndërmjet 23 gradë Celcius e 25 gradë Celcius, e deri të premten shënojnë rritje në 28 gradë Celcius.
“Temperaturat mbesin paksa më të ulëta në fillim, e në pjesën e dytë të javës me tendencë të rritjes. Minimalet luhaten ndërmjet 15 gradë Celcius e 18 gradë Celcius, derisa maksimalet fillimisht luhaten ndërmjet 23 gradë Celcius e 25 gradë Celcius, e deri të premten shënojnë rritje në 28 gradë Celcius. Era do të fryjë kryesisht nga veriu e verilindja, e lehtë dhe mesatare 5 gradë Celcius”, bënë të ditur PW.
Instituti Hidrometorologjik i Kosovës (IHMK), bënë të ditur se gjatë javës mund të ketë edhe breshër në vebdin tonë.
“Fushat me presion të ulët të cilat kanë përfshirë vendin , do të vazhdojnë ndikimin e tyre edhe për gjatë javës së ardhshme , duke ndikuar të kemi një mot të ndryshueshëm. Pjesët e para të ditës ,zakonisht fillojnë me rreze dielli, por gjatë ditës ,rrezet e diellit do të zëvendësohen me vranësira ,reshje shiu dhe shkarkime elektrike. Për shkak të gjendjes së lartë termike që ishte në mesjavë dhe proceseve tjera termodinamike në troposferë, rrezikohen disa zona të izoluar me reshje breshëri (breshnizë)”, njofton IMHK./Telegrafi/