Reshjet e shiut në Prishtinë, pasditen e sotme, kanë bërë që disa rrugë të kryeqytetit të vërshohen nga uji.
Telegrafi ka siguruar fotografi nga një rrugë te Hani i Dilit në kryeqytet, ku si pasojë e rrebeeve të shiut, uji ka vërshuar një pjesë të rrugës “Burim Graiçqevci”.
Mbi sipërfaqe kanë dalë edhe ujërat nga kanalizimet atmosferike në këtë rrugë, transmeton Telegrafi.
Ndryshe, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paralajmëruar për reshje atmosferike gjatë pasdites së sotme me mundësi shkarkimi rrufesh. /Telegrafi/