Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Pejë, pasi i njëjti kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.
Policia bën të ditur se me urdhër të prokurorit, personit të dyshuar i është caktuar masa e ndalimit policor.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti dyshohet se në vazhdimësi kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj bashkëshortes së tij. Me urdhër të prokurorit ndaj të dyshuarit është caktuar masa e ndalimit policor”, thuhet në komunikatë e Policisë.
Policia thekson tutje se, bazuar në gjendjen shëndetësore i dyshuari dërgohet në tretman mjekësorë-psikiatrik dhe i njëjti është në mbikëqyrje të policisë. /Telegrafi/