Telegrafi

Rrahu gruan dhe fëmijët, arrestohet i dyshuari në Istog

Foto: Arkiv

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Istog, pasi që i njëjti kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes dhe fëmijëve të tij.

Rasti ka ndodhur më 27 prill, rreth orës 14:00.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se dyshohet se kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe fëmijët e tij. Viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor”, njofton Policia.

Tutje, në njoftim thuhet se i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/