Një rast i dhunës në familje raportohet se ka ndodhur në Suharekë.
Policia njofton se të martën një person ka raportuar se djali i tij ka ushtruar dhunë ndaj tij dhe personave të tjerë.
“Suharekë 14.03.2023 – 11:00. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se djali i tij mashkull kosovar ka ushtruar dhunë ndaj tij dhe personave të tjerë”, thuhet në raportin policor.
I dyshuari gjendet në arrati, ndërsa rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/