Telegrafi

Rrahje për pronë në Lipjan, policia arreston gjashtë persona

ilustrim

Policia mbrëmë rreth orës 19:05 ka arrestuar gjashtë persona në Lipjan, të cilët për shkak të një mosmarrëveshje rreth një prone ishin përfshi në rrahje.

Si pasojë katër prej të dyshuarve kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor fillimisht në QKMF Lipjan pastaj janë dërguar në QKUK.

Si pasoj e rastit lëndime trupore ka marr edhe viktima femër kosovare e cila ka pranuar tretman mjekësor. Nga të dyshuarit gjatë rrahjes është dëmtuar edhe një veturë.

Pas intervistimit të gjithë të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë. /Telegrafi/