Telegrafi

Rrahje në qendër të Pejës

Një rrahje ka ndodhur gjatë mbrëmjes së sontme në qendër të Korzos në Pejë.

Pasojë e kësaj rrahjeje, një person ka përfunduar në Spital për trajtim, ndërsa i dyshimti emër i njohur për policinë, është në ndjekje nga autoritetet e rendit.

Lajmin për ‘RADIO 1′, e konfirmon Veton Elshani – zv/Drejtor i Policisë Rajonale të Pejës.

“Mund të ju konfirmojë se ka ndodhur një rrahje, një i lënduar ka përfunduar në spital dhe se i dyshuari është në ndjekje, emër i njohur për ne’-tha Elshani./Njeshi/