Telegrafi

Rrahje në Podujevë, lëndohen dy persona

Foto: Ilustrim

Dy persona janë arrestuar pasi pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes vete duke i shkaktuar lëndime trupore njëri-tjetrit.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 23:10, në Podujevë.

Siç thuhet në raport, nga të dyshuarit ishin përdorur një revole jo funksionale dhe një boks i hekurit.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar pasi që të njëjtit janë rrahur mes vete duke i shkaktuar lëndime trupore njëri tjetrit. Nga të dyshuarit ishin përdorur një revole jo funksionale dhe një boks i hekurit. Njësitë policore kanë konfiskuar një armë (revole) ndërsa boksi i hekurit që dyshohet se është përdorur nuk është gjetur. Të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit janë liruar, rasti në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /Telegrafi/