Dy persona pas një mosmarrëveshje, janë përleshur fizikisht në mes vete.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 12:05 në fshatin Bajqinë, Podujevë.
Siç thuhet në raport, si pasojë e përleshjes të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor.
Ndërkaq, me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt. /Telegrafi/