Policia e Kosovës ka njoftuar se një person në qytetin e Pejës ka pësuar lëndime të rënda trupore, pasi i njëjti pas një zënke verbale që kishte pasur me të dyshuarin mashkull kosovar, është sulmuar fizikisht nga ai.
Viktima është dërguar në tretman mjekësorë, dhe i njëjti sipas raportit mjekësorë është jashtë rrezikut për jetë.
I dyshuari është kërkuar në shtëpinë e tij por nuk është hasur.
Rasti në hetime nga njësitë relevante. /Telegrafi/