Site icon Telegrafi

Rrahje në Pejë, një person në gjendje të rëndë shëndetësore

Foto: Arkiv

Një person është goditur me mjet të ftohtë pas një mosmarrëveshje në Pejë.

Lidhur me rastin janë prangosur dy persona.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në Spitalin e Pejës dhe i njëjti sipas mjekut kujdestar është në gjendje të rëndë shëndetësore.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K-Shqiptar pasi që të njëjtit pas një fjalosje kanë sulmuar fizikisht duke e godit me mjet të ftohtë viktimën mashkull K-Shqiptar.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në Spitalin e Pejës dhe i njëjti sipas mjekut kujdestar është në gjendje të rëndë shëndetësore. Me urdhër të prokurorit, pas intervistimit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Exit mobile version