Tre persona, ndër ta dy të mitur janë arrestuar pasi kanë rrahur dy persona tjerë të moshës së mitur.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 16:00, në Pejë.
Siç thuhet në raport, viktimat kanë pranuar tretman mjekësor.
Ndërkaq, me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa dy të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/