Telegrafi

Rrahje masive në Lipjan, lëndohen dy persona

Foto: Ilustrim

Gjashtë persona janë përfshirë në një rrahje, ku dy prej tyre kanë marrë lëndime të lehta trupore.

Sipas raportit të Policisë, rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 12:00 në rrugën “Tahir Sinani”, në Lipjan.

Siç thuhet në raport, katër persona janë dërguar në mbajtje ndërsa dy të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.

“Janë arrestuar 6 persona meshkuj kosovarë pasi janë përfshirë në një rrahje.  Me urdhër të prokurorit 4 nga të dyshuarit dërgohen në mbajtje ndërsa dy të tjerë që kishin pësuar edhe lëndime janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /Telegrafi/