Telegrafi

Rrahje në Lipjan, dy persona të lënduar

Foto: Ilustrim

Një person i kombësisë serbe gjersa ishte në oborrin e tij është sulmuar nga një person tjetër i të njëjtës kombësi.

Ngjarja ka ndodhur të dielën rreth orës 22:30 në fshatin Lapnasellë, në Lipjan.

Sipas raportit të policisë, viktima dhe i dyshuari kanë pësuar lëndime trupore.

“Pasi që viktima dhe i dyshuari ishin nën ndikim të alkoolit pas marrjes së ndihmës mjekësore dërgohen në stacion policor në mbajtje deri në këndellje”, thuhet në raport. /Telegrafi/