Telegrafi

Rrahje në Gjilan – një person theret me thikë e një tjetër arrestohet

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës mbrëmë rreth orës 21:40 ka arrestuar një person në rrugën “Abdullah Tahiri” në Gjilan.

I njëjti është arrestuar pasi që së bashku me tre shokë dyshohet për shkak se kishin pas mosmarrëveshje e përleshje më herët (gjatë ditës), kanë sulmuar fizikisht një grup (5) të rinjsh, dhe për pasojë njëri prej tyre-viktima mashkull kosovar kishte pësuar lëndime nga një mjet i mprehtë-thikë.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa njësitet policore kanë gjetur e konfiskuar mjetin-thikën e cila dyshohet të jetë përdorur në rast.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/