Telegrafi

Rrahje mes nxënësve në një shkollë në Podujevë

Foto: Ilustrim

Një rrahje mes nxënësve ka ndodhur ditën e premte në një shkollë në Podujevë.

Lidhur me rastin, policia ka intervistuar dy të dyshuar, transmeton Telegrafi.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë të mitur (nxënës), pasi që kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar i mitur (nxënës). Ngjarja ka ndodhur në oborrin e shkollës. Njëri nga të dyshuarit ka pranuar që kishte pasur një thikë dhe atë e kishte hedhur në lumë”, bëhet e ditur në raportin 24 orësh të policisë.

Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt. /Telegrafi/