Telegrafi

Rrahje mes katër personave në Podujevë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dje në Podujevë është raportuar se katër të dyshuar meshkuj kosovar pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes veti dhe si pasoj, tre prej tyre kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar trajtim mjekësor.

Nga njëri prej të dyshuarve është konfiskuar një pistoletë ndërsa me vendim të prokurorit të njëjtit janë intervistuar dhe liruar në procedurë të rregullt. /Telelgrafi/