Site icon Telegrafi

Rrahje mes katër personave në Pejë – dy prej tyre theren me thikë

Dje rreth orës 23:00, Policia e Kosovës ka pranuar një njoftim për një rrahje të ndodhur në rrugën “Konferenca e Bujanit” në Pejës.

Policia është përgjigjur menjëherë dhe ka arritur në vendin e ngjarjes ku ka hasur në dy persona të dyshuar dhe një viktimë.

Nga hetimet e para, ka rezultuar se rrahja ka shpërthyer pas një sulmi të kryer nga tre persona ndaj të dyshuarit të katërt dhe viktimës.

Sipas informacionit të policisë, gjatë përleshjes, i dyshuari i katërt ka përdorur një mjet të mprehtë (thikë) dhe ka therur dy nga të dyshuarit, duke shkaktuar lëndime trupore.

“Pas ndërhyrjes së shpejtë nga autoritetet dhe mbërritjes në vendngjarje, të dyshuarit janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Pejës”, ka njoftuar policia.

Ndërkohë, pas intervistimit, prokurori i shtetit ka dhënë urdhër për ndalimin e tre të dyshuarve për 48 orë, ndërsa njëri nga ata është liruar në procedurë të rregullt.

Ndërkaq policia në raportin 24 orësh ka njoftuar se në përleshje kanë qenë të përfshirë tre shtetas të Shqipërisë dhe një shtetas i Kosovës. /Telegrafi/

Exit mobile version