Një rrahje mes katër personave ka ndodhur ditën e enjte në Lipjan, ku janë përdorur edhe thika.
Si pasojë, katër persona kanë pësuar lëndime trupore.
“Raportohet se ka ndodhur një rrahje në mes të katër personave meshkuj kosovarë ku janë përdorur edhe mjete të mprehta, thika. Si pasojë, të njëjtit kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ku dy prej tyre janë ndaluar për tretman të mëtutjeshëm mjekësor, ndërsa dy tjerë janë sjellë në stacion policor, ku pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”./Telegrafi/