Tre persona janë përfshirë në një përleshje fizike këtë të shtunë në Pejë.
Njëri nga ta ka kërkuar ndihmë mjekësore.
Rasti ka ndodhur tek “Ura e Gurit”.
Lajmin për Telegrafin e konfirmoi zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Policia është njoftuar për rastin në orën 16:10. Tre persona janë të përfshirë në rrahje, njëri nga ta ka marrë tretman mjekësor dhe tutje po hetohet për rastin”, tha Gashi. /Telegrafi/