Shtatë persona pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes vete.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 00:50 në rrugën “Skenderbeu”, në Podujevë.
Siç thuhet në raportin 24 orësh, njëri nga të dyshuarit gjendet në arrati.
“Raportohet se pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes veti shtatë meshkuj kosovar. Gjashtë të dyshuar kanë kërkuar tretman mjekësor dhe më pas janë arrestuar. Njëri nga të dyshuarit gjendet në arrati. Pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/