Dje në pishinën e qytetit në Shtip janë rrahur në mes veti disa meshkuj, por në rrahje janë bashkuar edhe tri femra.
Televizioni i Shtipit “Star” dje ka publikuar një video të rrahjes, në të cilën shihet se si meshkuj ashtu edhe femra ishin duke sulmuar fizikisht njëri tjetrin.
Fëmijët dhe njerëzit e tjerë të pranishëm në pishinë shikonin si të hutuar dhe nuk mund të kuptonin se çfarë po ndodhte.
Nuk ka ndonjë informacion rreth arsyeve të rrahjes. Nga pamjet e rrahjes nuk duket se dikush e pengon rrahjen mes të pranishmëve.
Nga autoritetet deri tani nuk ka ndonjë informacion zyrtar. /Telegrafi/