Telegrafi

Rrahje masive mes sigurimit dhe dy personave të dyshuar për vjedhje në një market në Britani – publikohen pamjet rrëqethëse

Një rrahje masive që ka ndodhur brenda një marketi në Britani të Madhe është filmuar me kamerë amatore, ku nuk u kursye asgjë mes dy personave të dyshuar për vjedhje dhe pjesëtarëve të sigurimit.

Skenat e dhunshme u filmuan në Birmingham, ku rojat tentuan të vënë rend brenda marketit, ku dy persona akuzoheshin për vjedhje dhe assesi nuk tregoheshin bashkëpunues, transmeton Telegrafi.

Madje në pamje njëri prej të dyshuarve dëgjohet duke thënë: “Mos më godit, nuk kam asgjë të bëjë me këtë”.

Në një moment tjetër, pjesëtari i sigurimit i vërsulet të dyshuarit të dytë, që në stilin MMA e godet në shpinë.

E policia britanike ka bërë të ditur se është duke hetuar rastin, dhe se pamjet e kamerave janë marrë për t’u analizuar dhe gjetur fajtori. /Telegrafi/