Telegrafi

Dy të arrestuar për rrahje të rëndë – momenti kur e fusin në veturë të riun në Pejë

Foto: Ilustrim

Një person dyshohet se është marrë me forcë të enjten nga tre të dyshuar tjerë në Pejë, të cilët e kanë dërguar në një lokacion tjetër e më pas e kanë rrahur.

Në lidhje me rastin dy nga tre të dyshuarit janë arrestuar, e të cilët aktualisht gjenden në stacionin policorë duke u marrë në pyetje.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi.

Sipas tij, prokuroria është në fazën e veprimeve intensive hetimore për veprën penale, e cila sipas tyre është cilësuar si “Lëndim i rëndë trupor”.

“Aktualisht jemi në fazën e veprimeve intensive hetimore për këtë çështje penale.  Policia e Kosovës me herët ka arrestuar dy persona për ketë rast, të cilët momentalisht gjenden në Stacion Policor duke u marrë në pyetje. Prokurori i shtetit këtë  rast e ka cilësuar si ‘Lëndim i rëndë trupor’ “, ka thënë Nikçi. /Telegrafi/