Site icon Telegrafi

Rrahën me shkopinj bejsbolli në tentativë për ta vrarë të riun në Korçë, arrestohen katër autorët

4 autorët e dhunimit me leva hekuri dhe shkopinj bejsbolli të një 30-vjeçari janë dorëzuar në polici pas negociatave të efektivëve me familjarët.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Korçë në një lavazh në periferi të qytetit, ku 4 autorët kanë dhunuar me mjete të forta në tentativë për ta varë 30-vjeçarin Ramadan Hasanin.

Motivet e ngjarjes mendohet se kanë qenë pas një sherri banal, por policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të saj.

Lexo po ashtu Korçë, katër persona rrahin 30-vjeçarin

Pas negociatave të vazhdueshme me familjaret u bë e mundur dhe dorëzimi i 4 autorëve Spartak Selimi, 32 vjeç, Kristi Selimi, 31 vjeç, Marsel Xhakollari, 40 vjeç dhe Erion Gura, 49 vjeç.

30-vjeçari i dhunuar vijon të jetë në spitalin rajonal të Korçës me fraktura të shumta në pjesë të ndryshme të trupit por në gjendje të stabilizuar.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprën penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim./RTSH

Exit mobile version