Site icon Telegrafi

Rrahën një person, policia arreston tre të dyshuar në Suharekë

Foto: Ilustrim

Tre persona janë arrestuar në Suharekë, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje kanë rrahur një mashkull kosovar i cili ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar në tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit janë bastisë shtëpitë të dyshuarve ku janë gjet dhe konfiskuar :një granat dore një karikator ,një kondak i drurit i kallashnikovit, pesë fishekë të kalibrit 5.56, një fishekë të kalibrit 7.65, dhe një komplet i pajisjeve të pastrimit të armëve.

Me vendim të prokurorit tre të dyshuar dërgohen në mbajtje. /Telegrafi/

Exit mobile version