Telegrafi

Rrahën motrën dhe dhëndrin, arrestohen katër egjiptas në Pejë

Foto: Arkiv

Katër persona nga komuniteti Egjiptian janë arrestuar dje në Pejë,pasi të njëjtit kanë sulmuar fizikisht duke i goditur me grushte viktimën femër K/Egjiptiane-vajzën përkatësisht motrën e tyre dhe viktimën mashkull K/Rom, me të cilën viktima-vajza e tyre kishte dashur të martohet, por të dyshuarit kundërshtonin.

Viktimat kanë pësuar lëndime, dhe u është ofruar tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit pas intervistimit, me vendim të prokurorit, dy janë liruar, ndërsa dy tjerët janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/