Telegrafi

Rrahen dy persona mes vete në Lipjan

Foto: Ilustrim

Dy persona janë rrahur mes vete në shenjë hakmarrje.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 15:00 në fshatin Janjevë, në Lipjan.

Siç thuhet në raport, me urdhër të prokurorit dy të dyshuar janë dërguar në mbajtje.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar pasi të njëjtit kanë sulmuar njëri tjetrin në shenjë hakmarrjeje. Me urdhër të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/