Telegrafi

Rrah me shkop fëmijën e saj 3-vjeç, arrestohet gruaja nga Rahoveci

Vetëm 3-vjeç është djali i cili është rrahur nga nëna e tij me shkop druri, në Rahovec.

Ai ka marrë lëndime në trup e fytyrë dhe më pas ka pranuar edhe tretman mjekësor.

Policia e Kosovës përmes raportit të sotëm, njofton se nëna e kishte goditur me shkop druri djalin e saj me ç’rast i ka shkaktuar lëndime në trup e fytyrë.

Me vendim të prokurorit, policia thotë se gruaja është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar e dyshuara femër K/Shqiptare e cila dyshohet se me një shkop druri e kishte goditë  fëmijën e saj tre vjeçar viktimën mashkull K/Shqiptar të cilit i kishte shkaktuar lëndime të lehta trupore në fytyrë dhe i njëjti ka marr tretman mjekësor”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Telegrafi