Site icon Telegrafi

Rozana kujton bashkëpunimet me Noizyn: Janë dy këngët e vetme rep që i di (Video)

Ditë më parë, Rozana Radi ka qenë pjesë e emisionit Mos i fol shoferit në taksinë e Rudina Dembacajt, ndërsa një nga temat e bisedës ka qenë muzika rep dhe hip-hop.

Një nga pyetjet e para ishte nëse i pëlqente repi dhe hip-hopi, ndërsa këngëtarja ka theksuar: “Nuk më pëlqen, por e dëgjoj”.

Nikoqirja e emisionit ia ka lëshuar bashkëpunimin e Enca Haxhisë me Noizyn, “Bow Down”, ndërsa Rozana më pas ka nisur të flasë për reperin.

“Më pëlqejnë këngët që i ka nxjerrë Noizy në kohët e fundit”, ka thënë fillimisht ajo duke kujtuar bashkëpunimet me të që u sollën sukses të madh të dy këngëtarëve.

Lexo po ashtu Rozana Radi, artistja që di t'i bëjë të gjitha

Për të vazhduar më pas: “Të them të drejtën, për rep i di vetëm dy këngë të Noizyt që i ka bërë me mua”.

Ajo ka thënë më tej se ka këngë shumë të mira të këtij zhanri, siç janë realizimet e Ledri Vulës, Getoar Selimit apo Gold AG, porse kjo muzikë nuk është në natyrën e saj.

“Fly” dhe “Mr Yesterday” janë bashkëpunimet e realizuar shumë vite më parë ndërmjet Rozanës dhe Noizyt.

“Mr Yesterday” ishte një këngë shumë e pëlqyer që u solli sukses të madh të dy këngëtarëve. /Telegrafi/

Exit mobile version