Pas spektaklit të mbrëmjes së kaluar (e shtunë) Roza dhe Meritoni patën një debat i cili shkoi deri te familja.
Roza Lati këmbënguli që Meritoni t’i tregojë çfarë marrëdhënie ka ai me ish-nusen. Ndërsa për djalin i kërkon që t’i vërtetojë që nuk kujtohet vetëm dy herë në vit.
Duket që Meritoni ra pre e ngacmimeve të Rozws, i cili pasi i sqaron se për djalin kujdeset edhe financiarish, i drejtohet Rozës duke i thënë se je “njeri negativ”.
Roza: Hajde na trego pak për familjen, hajde na trego për djalin tënd. Djali nuk jeton me familjen tënde. Hajde ma vërteto që nuk kujtohesh vetëm 2 herë në vit. Hajde më trego sa marrëdhënie të mirë ke me ish-nusen tënde.
Meritoni: Po sa jeton ti për mua Roza? Sa interesohesh për familjen time? Po kujdesem unë për djalin tim dhe për pagesat dhe për çdo anëtar të familjes sime. Pse të intereson ty për familjen time? Pse nuk të vjen marre?
Roza: Sa të intereson ty për familjen time. Pse nuk të vjen marre ty, që më kap te krijesa që unë kam futur në dhe më 15 tetor? Kur ty të kruhet e pasmja jote aq thellë, aq thellë prite mbrapsht Mjekiqi.
Meritoni: Sytë i ke të djallit, se je negative.
Roza: Unë lutem dhe besoj në mirësi, por unë dreqit i dal para dhe nuk kam frikë. Hajde t’i pyesim të gjithë kush ka lënë përshtypje të mirë dhe kush negative. /Telegrafi/