Telegrafi

Roy Keane: Grealish është për Anglinë sikurse Ronaldo për Portugalinë, është ylli i ekipit kombëtar

Roy Keane ka lavdëruar mesfushorin anglez Jack Grealish, duke krahasuar yllin e Aston Villas dhe Anglisë me Cristiano Ronaldon.

Grealish prodhoi një paraqitje të fortë për ‘Tre Luanët’ të mërkurën mbrëma ndërsa ata mundën Austrinë me rezultat 1-0 në një ndeshje miqësore.

Paraqitja e tij lehtësoi frikën për gjendjen e lojtarit pasi ai luajti vetëm katër ndeshje për Aston Villan që nga mesi i shkurtit, pasi kishte kaluar tre muaj jashtë fushave shkaku i lëndimit.

Loja dhe karakteri i mesfushori anglez është vlerësuar lartë nga legjenda e Manchester Unitedit, Keane, i cili e ka krahasuar Grealish me Ronaldon.

“Ai është ylli i ekipit, i bën gjërat të ndodhin. Ai ka guxim dhe gjithmonë dëshiron topin në zona të ngushta”, ka thënë fillimisht Keane për ITV.

“Ashtu si Cristiano Ronaldo në Portugali, ju keni nevojë për lojtarë të tillë në ekipin tuaj. Grealish është trim”, përfundoi legjenda e Unitedit. /Telegrafi/