Site icon Telegrafi

Rovena, Manjola, Irma e Eranda, këngëtaret që nuk i ndan as jeta jashtë skenës (Foto)

Jo të rralla janë rastet kur në estradën shqiptare krijohen miqësi të mira, të cilat reflektohen te publiku.

Në të shumtën e rasteve ndikon që xhelozia mes tyre të prish raportet, por ka edhe nga ata që u takuan shumë të rinj me njëri-tjetrin, dhe më pas e ruajtën këtë miqësi edhe pa arritjes së famës.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Një rast i tillë është ai i katër këngëtareve shumë të dashura për publikun, të cilat njëherësh janë edhe mike shumë të mira mes vete.

Rovena Dilo, Eranda dhe Irma Libohova si dhe Manjola Nallabani janë këngëtaret, të cilat janë mike shumë të mira me njëra-tjetrën edhe në përditshmëri.

Këtë e kanë treguar edhe përmes disa fotografive të publikuara në rrjetet sociale, ku shfaqen së bashku, të freskëta dhe shumë të buzëqeshura pranë njëra-tjetrës.

Të njëjtat kanë arritur të marrin shumë komente nga ndejkësit e tyre të shumtë në numër. /Telegrafi/

Exit mobile version