Kalimi i Antoine Griezmann tek skuadra e Barcelonës duket se është punë e kryer.
Griezmann është lidhur me disa zëra që e largojnë atë nga ‘Wanda Metropolitano’ tash e disa vite, por duket se këtë verë ai do të largohet me të vërtetë nga Madridi.
Javëve të fundit është raportuar se fituesi i Kupës së Botës do të largohet drejt Barcelonës.
Ish ylli i Paris Sainte Germain, Jerome Rothen beson se 28 vjeçari do të mbrojë ngjyrat e Bareclonës sezonin e ardhshëm.
“Mund të them nga burime të sigurta se Griezmann do të shkojë tek Barca në verën e ardhshme”, ka thënë Rothen për ‘RMC Sport’.
Edhe ballina e gazetës Mundo Deportivo e ka pasur këtë lajm dje.
Hola, aquí os dejamos la portada de este jueves #portada #deporte https://t.co/TVgAzqgn0O pic.twitter.com/VKEyPLlNnn
— Mundo Deportivo (@mundodeportivo) March 27, 2019
Rothen është pikërisht ai që sezonin e kaluar tregoi se Griezmann do të qëndronte me Atletico Madrid, kur të gjithë prisnin largimin. /Telegrafi/