Wayne Rooney ka injoruar Lionel Messin, duke mos ia dhënë asnjë pikë në garën për futbollistin e vitit nga FIFA.
Sulmuesi i Manchester Unitedit ka pasur të drejt vote në zgjedhjen e futbollistit më të mirë për vitin 2016 nga FIFA, pasi është kapiten i kombëtares angleze.
Kështu, Rooney vendosi që në votim të injoroj sulmuesin argjentinas të Barcelonës, duke mos ia dhënë asnjë pikë në këtë garë, përcjell Telegrafi.
Rooney, në emër të kombëtares së ‘Tre Luanëve’, vendosi që pesë pikë t’ia ndajë ish-bashkëlojtarit të tij, Cristiano Ronaldos, ndërsa Luis Suarezit tri dhe Jamie Vardyt një.
Anglezi gjithashtu injoroi edhe sulmuesin francez të Atletico Madridit, Antoine Griezmannin. /Telegrafi/