Site icon Telegrafi

Ronela vjen me imazhe me bikini

Ronela Hajati (Foto: Instagram/RonelaHajatiOfficial)

Edhe Ronela Hajati është përfshirë nga fryma e publikimit të imazheve me bikini.

Siç ndodh rëndom gjatë ditëve të nxehta, edhe kësaj vere shumë bukuroshe të skenës kanë publikuar fotografi në të cilat kanë pozuar me bikini.

Nga ky trend nuk është shmangur as këngëtarja nga Shqipëria, e cila në profilin e saj në Instagram ka sjellë imazhe me kostum larjeje.

Lexo po ashtu Lajmet për Ronelën

Në këtë rrjet social, ajo numëron mbi 297 mijë ndjekës, ndërsa fotografitë kanë marrë dhjetëra mijëra pëlqime nga fansat e saj.

Disa nga fotografitë e postuara, Ronela i ka shoqëruar edhe me përshkrime interesante dhe komike.

“Do ta luj” mban titullin një prej projekteve më të fundit të këngëtares që është kompletuar edhe nga ana vizuale.

Videoja muzikore mjaft interesante u lansua në YouTube më 14 qershor dhe deri më tani numëron 3.6 milionë shikime. /Telegrafi/

Exit mobile version