Site icon Telegrafi

Ronela: Nuk mohoj asgjë, por nuk kam dëshirë të flas për jetën time private (Video)

Personazhet e njohura të skenës janë vazhdimisht pjesë e spekulimeve për jetën e tyre private.

Një prej tyre është edhe Ronela Hajati, e cila ka kohë që përfolet për një lidhje me kolegun Young Zerka, mirëpo dyshja asnjëherë nuk e ka pohuar romancën e tyre.

Ronela ka qenë vazhdimisht e përfolur për lidhjen me Young Zerkën (Instagram)

“Nuk kam dëshirë… Nuk është se po bëj: ‘Shiko se nuk jam dhe nuk kam kështu, kupton…’. Nuk e mohoj unë jetën time fare, jam shumë në rregull me të gjitha”.

Lexo po ashtu Ronela dhe Young Zerka tashmë se mohojnë dot lidhjen (Foto)

“As e mohoj e as nuk e fsheh. Thjesht nuk dua të flas”, ka thënë këngëtarja për Prive duke sqaruar se nuk dëshiron të japë material për jetën e saj private.

Ndërkohë që ka theksuar se do ta konfirmojë lidhjen atëherë kur të vendosë të martohet, edhe atë vetëm dy muaj më parë.

Këngëtarja nuk dëshiron që të komentohet jeta e saj private (Instagram)

“Do ta them dy muaj para, sepse duhet të ftohen njerëzit dhe nuk mund t’i ftosh ditën kur martohesh”, ka thënë Ronela.

Sa i përket karrierës, ajo ka thënë se ka dëshirë të madhe që t’ia kushtojë një këngë babait të saj dhe diçka të tillë e ka akoma si peng. /Telegrafi/

Gjatë këtij viti, Ronela ka sjellë disa këngë dhe bashkëpunime shumë të suksesshme (Instagram)
Exit mobile version