Telegrafi

Ronela mbetet shpirti binjak i Young Zerkës

Ronela Hajati, Young Zerka (Foto: Instagram/youngzerka/ ronelahajatiofficial)

Pas shumë spekulimesh, lajmesh lidhur me marrëdhënien e Young Zerkës dhe Ronela Hajatit që disa herë raportohet të jetë më mirë se kurrë dhe herë të tjera me ‘ulje-ngritje’, duket se veprimi i këngëtarit në “Shiko kush Luan” tregoi gjithçka.

Në lojën me ‘Paintball’, i vendosur përpara portreteve të personazheve të ndryshëm, ai është pyetur se “cili prej këtyre artistëve mund të ishte shpirti yt binjak”, transmeton Top Channel.

Ndërsa Zerka ‘qëlloi’ pikërisht mbi portretin e Ronelës duke bërë kështu gjestin më të ëmbël karshi këngëtares.

Sipas tij, superartist është Ledri Vula, me të cilin edhe ka bashkëpunuar në të kaluarën në hitin “Nona”.

Lexo po ashtu Samanta Karavella reagon ndaj Young Zerkës, i cili tha se nuk meriton famën që ka - thumbon edhe Ronela Hajatin

Ai e ka zgjedhur Samanta Karavellën si artisten që nuk e meriton famën që ka, ndërsa bashkëpunimin më pak të suksesshëm e ka me Kastro Zizon.